Aktualitet Protesta kundër abuzimeve me fëmijët, një grua del nudo në sheshin “Skënderbej”

Protesta kundër abuzimeve me fëmijët, një grua del nudo në sheshin “Skënderbej”

Aktivistë e qytetarë të shumtë marshuan sot në shenjë protestë kundër abuzimit ndaj fëmijëve.

Protesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga 5 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

Mes personave në sheshin “Skënderbej” vëmendjen e tërhoqi një grua, e cila doli tërësisht e zhveshur dhe mbante një pankartë në duar.

Përmes këtij marshimi që nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi në disa rrugë të kryeqytetit ku mbanin në duar pankarta ku dënonin abuzimin me fëmijët.

“Mos ma vrit fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.