Kryeministri britanik Boris Johnson do të martohet me të dashurën e tij Carrie Symonds, me të cilën ai ka një djalë një vjeçar. Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “The Sun” që thotë se martesa do të zhvillohet në fund të korrikut 2022.
Nëse lajmi konfirmohet, udhëheqësi konservator do të jetë kreu i parë në detyrë i qeverisë që do të martohet në gati 200 vjet.
Sipas gazetës, ceremonia është caktuar për 30 korrik në një vend të fshehtë dhe në të do të marrin pjesë vetëm miqtë dhe të afërmit e çiftit. Për Johnson, 56 vjeç, kjo bëhet martesa e tretë. Nga e dyta, me Marina Wheeler, ai ka katër fëmijë. Ai u nda në 2018 pas 26 vjetësh martesë. Symonds, 33 vjeç, nuk ka qenë kurrë e martuar.