Zgjedhjet presidenciale në Iran duket se nuk do të sjellin surpriza. Këshilli i Gardianëve ka miratuar emrat që kalojnë në fazën e dytë, mes të cilëve nuk ka kandidatë të fortë nga radhët e të moderuarve. Janë shtatë kandidatët në garë për presidencën iraniane, raportojnë mediat. Zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.
Emri më i spikatur ende në diskutim është ai i kreut të gjyqësorit, fondamentalistit Ebrahim Raisi, 60 vjeç, ish-sfidues në 2017-n i presidentit në largim, Hassan Rohani.
Nga ana tjetër, ish-kreu i Parlamentit Ali Larijani, i moderuar, një kandidat që konsiderohej si rivali kryesor i Raisit, është i përjashtuar nga nominimi: ai është përjashtuar për faktin se e bija jeton në SHBA. Mes të përjashtuarve nga gara është edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad.