Trajneri Edy Reja ka vendosur se cilët do të jenë 23 lojtarët që do të grumbullohen për 2 ndeshjet miqësore në Qershor.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar këtë listë, ku shihen disa ndryshime nga grumbullimet e herëve të kaluara ku Kombëtarja është përballur në sfida zyrtare.
Kombëtarja ka nisur sot grumbullimin, ku do të fillojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Uellsit në 5 Qershor dhe Republikës Çeke në 8 Qershor.
Portierë: Etrit Berisha, Gentian Selmani, Alen Sherri dhe Romeo Harizaj.
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Djimsiti, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Arlin Ajeti, Albi Doka dhe Lorenc Trashi.
Mesfushorë dhe sulmues: Amir Abrashi, Qazim Laçi, Ermir Lenjani, Ylber Ramadani, Odise Roshi, Keidi Bare, Sherif Kallaku, Armando Broja, Endri Çekiçi, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Taulant Seferi dhe Bekim Balaj.