Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur rrëzimin e vendimit lirim me kusht dhe kthimin në burg të Genc Tafilit, i cili u lirua me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Tafili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës, vulën e lirimit të tij e vendosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet edhe vetë pas hekurave.
Për të dënuarin Genc Tafili burgjet lëshuan nëntë raporte pozitive duke nënvizuar “një sjellje shembullore” të të burgosurit dhe duke tërhequr vëmendjen se i burgosuri ishte korrekt, në gjendje emocionale të qëndrueshme.
Genc Tafili ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e ish-komisarit Arben Zylyftari.