Për të dytën ditë radhazi në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë viktimë për shkak të Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këtë të enjte ka zero humbje jete ndërsa janë konfirmuara vetëm 20 raste të reja nga mbi 3 mijë testime.
Rastet e reja me Covid janë në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Devoll, Mirditë, Përrenjas dhe Skrapari. Vazhdon të ulet edhe numri i pacientëve që trajtohen në spital nga koronavirusi.
Në dy spitalet Covid në kryeqytet po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Rastet aktive zbritën në 775 persona që janë të prekur nga virusi.