Politika Nishani: Basha e dinte për shpalljen “non grata” të Berishës, prandaj afroi...

Nishani: Basha e dinte për shpalljen “non grata” të Berishës, prandaj afroi zgjedhjet në PD

Ish-presidenti Bujar Nishani në emisionin “Frontline” mbrëmjen e sotme bëri një deklaratë ku akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha se ishte në dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës.

Sipas Nishanit, Basha ka qenë në dijeni prandaj dhe afroi datën e zgjedhjeve në PD.

“Unë jam shprehur qartë kur më është kërkuar mendim. Kjo është një çështje që zoti Berisha e ka adresuar diskursin drejt zgjidhjes gjyqësore. E ka bërë zgjedhjen e tij.

Me rëndësi në këtë çështje janë dy gjëra. Në këtë histori personale me Berishën unë mund të dëshmojë në çdo kohë, se unë kam ndeshur njeriun e ndershëm institucional dhe skam ndeshur kurrë një minimum të korrupsionit. Kjo çështje është një çështje që s’do t’i cënojë kurrë marrëdhëniet SHBA-Shqipërinë. S’kam droje fare. Skam asnjë ndonjë informacion apo indicie.

Unë kam kuptuar se zoti Basha ka qenë në dijeni të informacionit, pasi jo pa qëllim afroi jo në mënyrë të pritur datën e zgjedhjeve brenda partisë. Kjo çështje ka krijuar një shok brenda PD. Se mohojmë dot. Pasi Berisha është themelues i PD dhe për të ka ndjeshmëri”, deklaroi Nishani.