Aktualitet Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë dollarë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë dollarë

Disa prona me vlerë 500 mijë Euro janë sekuestruar në Tiranë. Mësohet se pasuritë janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Plantacioni”, i nisur kundër 31-vjeçarit Vasil Duraku, i cili është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Duraku është arrestuar në Angli, pasi i është zbuluar një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Gjatë arrestimit atij i janë gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 Paund britanik. Ndërkohë më pas i janë zbuluar dhe disa pasuri të tjera, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 Dollarë.

31-vjeçari kishte në pronësi, një njësi tregtare; dy apartamente dhe një 1 garazh, të cilat tashmë janë sekuestruar. Ndërkohë hetimet po vijojnë nga Prokuroria e Tiranës për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.