Disney nxori në treg një film të shkurtër të titulluar “Out” në të cilin personazhi kryesor është homoseksual.
Rregullatori i komunikimit rus “Roskomnadzor” paralajmëroi të premten, “Walt Disney Co” për shpërndarjen e përmbajtjeve që sipas tyre janë të dëmshme për fëmijët në Rusi.
Roskomnadzor tha se i kishte dërguar një letër Disney duke theksuar se dilte kundër ligjit rus për shpërndarjen e informacionit që “mohon vlerat familjare dhe promovon marrëdhënie seksuale jo-tradicionale” tek fëmijët.
“Out” u publikua në Disney + në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar ndërkohë që kompania nuk ju përgjigj menjëherë deklaratës së Roskomnadzor të premten.
Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ligjshme në Rusi, por një ligj i vitit 2013 ndalon përhapjen e “propagandës mbi marrëdhëniet seksuale jo-tradicionale” midis të rinjve rusë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar legjislacionin, duke thënë se ai ka ndihmuar në rritjen e armiqësisë sociale ndaj homoseksualitetit.
Gjithashtu një tjetër situatë e ngjashme ka ndodhur dhe me kompaninë “Dolce & Gabbana”.
Një prokuror rus të hënën bëri thirrje që reklamat e Dolce & Gabbana në Instagram që tregojnë çiftet e të njëjtit seks duke u puthur, të ndalohen në Rusi.