Një vit më parë, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale kundër rivales demokrate, Hillary Clinton.
Viti i parë i presidencës së tij qenë kryesisht i trazuar.
Ja disa nga momentet më shënjuese:
– Kasaphanë dhe gënjeshtra –
Në fjalimin e tij të marrjes së postit në Uashington, Trump pikturon një tablo të errët të SHBA-së, duke përshkruar kryesisht një situatë të keqe ekonomike dhe një kriminalitet të lartë me rrugë të pasigurta nga bandat e organizuara.
Që të nesërmen, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer nuk mund të fshihte nervozizmin përpara gazetarëve duke pohuar kundër çdo dukje të shfaqur nga fotot ajrore të ngjarjes, që spektatorët e pranishëm në ceremoninë e emërimit ishim më të shumtë sesa për Barack Obamën në 2009 dhe se media amerikane ishte mbështetëse dhe në vendin e gabuar.
Më pak se një ditë në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenca Trump kishte nxitur polemika rreth trajtimit të fakteve.
-Dekreti migrator-
Pa vështirësi, më 27 janar presidenti nënshkruan një dekret që parashtron ndalim të hyrjes në territorin e SHBA të shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, për 90 ditë. Pjesa më e madhe e refugjatëve i ndalohet e drejta e hyrjes në vend për 120 ditë. Donald Trump pohon atëherë se bëhet për të parandaluar hyrjen e terroristëve.
Kaosi shpërtheu menjëherë në aeroportet e SHBA me ndalimin e pasagjerëve që në momentin e mbërritjes, dhe agjentët e sigurisë së kufijve nuk ishin në dijeni sesi të zbatonin këtë vendim. Protesta u organizuan në të gjithë vendin për të denoncuar një masë diskriminuese kundrejt myslimanëve.
Dekreti u bllokua menjëherë nga gjykatat, duke u pasuar me një version të dytë në mars, Iraku tërhiqet nga lista, më pas një i tretë në shtator. Kjo e fundit shënjestron kryesisht koreano-veriorët dhe anëtarë të qeverisë venezueliane dhe pritet të hyjë në fuqi në mesin e tetorit por u bllokua gjithashtu nga drejtësia.
”Pranimi i refugjatëve do të rinisë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 24 tetor, me përjashtim të atyre që vijnë nga 11 shtete të konsideruara “me rrezik të lartë”, kryesisht me shumicë myslimane.
-Shkarkimi-
Është një nga ngjarjet më të bujshme dhe më të kritikuara, shkarkimi i papritur më 9 maj i drejtorit të policisë federale (FBI) James Comey, që mbikëqyrte në atë kohë hetimin për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes zyrtarëve rusë dhe stafit të fushatë së miliarderit, për t’i mundësuar këtij të fundit fitore ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.
Presidenti sqaroi fillimisht se ishte i pakënaqur nga mënyra sesi Comey kishte drejtuar hetimin për serverin privat të postës së mesazheve të përdorura nga Clinton, në kohën kur mbante postin e sekretares së Shtetit të Barack Obamës. Por, ai pranoi më pas publikisht se kishte patur në mendje hetimin për Rusinë kur hoqi Comey dhe kishte ushtruar në këtë mënyrë presion ndaj tij.
Ky shkarkim nxiti ndërkohë emërimin nga ana e Departamentit të Drejtësisë të një prokurori special, më i fuqishëm dhe më e pavarur, për të hetuar për çështjen ruse, e cilësuar në mënyrë të vazhdueshme nga presidenti i “Fake news” (Informacione të pavërteta).
Akuzat e para vijmë më 30 tetor. Ish-drejtori i fushatës së miliaderit, Paul Manafort, dhe një ish-ndihmës janë të akuzuar me 12 akuza. Një ish-këshilltar u shpall fajtor se ka gënjyer FBI për kontaktet e tij me zyrtarë rusë.
-Mirupafshim!-
Më 1 qershor, presidenti skeptik ndaj Marrëveshjes së Klimës njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.
Ai synonte në këtë mënyrë të respektonte sloganin e tij “Amerika e para” pasi vlerësoi se marrëveshja nuk është aspak në favor të punonjësve të ekonomisë së vendit të tij, dhe i ofron kombeve të tjera avantazh jo të ndershëm.
-Shfuqizimi dhe zëvendësimi-
Përgjatë fushatës së tij dhe gjatë muajve të parë të mandatit, ai ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ishte i nevojshëm shfuqizimi i reformës së sigurimeve shëndetësore, e quajtur Obamacare, të paraardhësit të tij. Kjo masë i ka ofruar mbulim shëndetësor miliona personave në këtë vend . Për Trumpin ishte një dështim.
Atij i erdhi menjëherë në mendje se kjo reformë duhej të kalonte nga Kongresi për të konkretizuar vullnetin e tij por nuk arriti të unifikojë kampin e tij republikan, që kontrollon Kongresin, pas disa projekteve të njëpasnjëshme për të shfuqizuar apo së paku për të modifikuar Obamacare.
Harmonia është e vazhdueshme brenda personelit të Shtëpisë së Bardhë versioni Trump, por askush nuk ka bërë aq bujë sa Anthony Scaramucci. Në fund të korrikut, financieri nju jorkez u emërua drejtor i komunikimit, një post që e mbajti jo më gjatë se 10 ditë.
Abuziv, ai shkaktoi polemika që në ditën e parë, por janë kritikat e tij publike dhe vulgare që rezultuan fatale për të. Sekretari i ri i përgjithshëm, John Kelly gjenerali i Marinës në pension, u emërua ndërkohë dhe vlerësoi pak “The Mooch” (Përfituesin), të cilit i tregoi derën.
-Kujdes njeriu raketë-
Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, presidenti amerikan frikësoi mbarë botën duke kërcënuar për të shkatërruar Korenë e Veriut nëse Pheniani kërcënon Uashingtonin apo aleatët e tij.
E kthyer në zakon ironizimi i kundërshtarëve të tij, ai e cilësoi në tribunën e OKB presidentin koreano-verior Kim Yong-Un si “njeriu raketë”, që e kishte bërë edhe më parë në Twitter këtë përcaktim, dhe vlerësoi se ai është i përfshirë në një mision vetëvrasës me programin e raketave balistike dhe bërthamore.