Politika PD rrëzohet në Kolegj edhe për Vlorën, Kaso: Shans i humbur

PD rrëzohet në Kolegj edhe për Vlorën, Kaso: Shans i humbur

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, e quajti një shans të humbur vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e kësaj force politike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Kaso pohoi se kjo nuk i dekurajon demokratët që të vazhdojnë të kërkojnë transparencë për sa ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

“Një shans i humbur që të administroheshin informacione të cilat provonin sjelljen e paligjshme të administratës, jo vetëm zgjedhore, por të gjithë administratës shtetërore, të vënë të gjithë në shërbim të pushtetit dhe të arritjes së rezultatit për Partinë Socialiste. Vendimmarrja u paracaktua jo vetëm nga vendimi i djeshëm, por edhe nga mospranimi i provave shtesë. Një shans i humbur që nuk na dekurajon për të kërkuar transparencë”, u shpreh mes të tjerash, Ivi Kaso.