Astrologia e njohur Meri Shehu është bërë pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan si çdo fillim muaji për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe për të mësuar më tepër se çfarë do ndodhë saktësisht me secilën prej tyre.
12- Binjakët
Mërkuri në shenjën e Binjakëve ndodhet në konflikt të hapur me Shigjetarin dhe një Hënë të plotë në këtë të fundit. Kujdes në marrëdhëniet personale, çështjet ligjore, kundërshtarët, shkresat, martesat, gjithçka që deklaroni, thoni apo aprovoni dhe sidomos atje ku vini firmën. Por është një periudhë shumë e rëndësishme për të rregulluar gabimet që mund të keni bërë gjatë Majit. Të gjitha punët që kanë filluar, nuk kanë ecur ose kanë ngecur për një arsye, mund t’iu vijë shansi që t’i rregullojnë ose të përmirësojnë dokumentacionet e ndryshme për të ecur përpara dhe t’i sqarojnë. Në datën 5 duhet të kenë kujdes pasi Marsi është në shenjën e Gaforres, në kundërshtim me Plutonin dhe është një ditë pak e dhunshme, inatçore në përgjithësi. Binjakët duhet të kenë kujdes me çështjet ekonomike.
11- Shigjetari
Edhe Shigjetarët kanë pak a shumë të njëjtat nuanca në fushën e marrëdhënieve, të martesës, të rikthimeve prapa dhe të problematikave, të cilët nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do t’i bëjnë konfuzë, do t’i kthejnë pas në kohë, do t’i prishin marrëdhëniet e tyre në përgjithësi dhe mund të mos vendosin asgjë konkrete dhe të mirë deri në datën 22. Do të ishte e rëndësishme nëse jeni konfuzë, të mos merrni tani vendime, t’i shtyni edhe pak ose të mos filloni një bashkëjetesë apo deklaratë të fortë dashurie. Po kështu, edhe Shigjetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj një çështjeje ekonomike në datën 5, ndërsa gjërat do të fillojnë të rregullohen rreth mesit të Qershorit.
10- Dashi
Dashi është shenja që duhet të ketë kujdes nervozizmin, nxitimet, konfliktet, udhëtimet e nxituara dhe shpërthimet e paqarta ose të revoltuara, sidomos rreth datës 5. Nëse arrijnë ta bëjnë këtë, gjërat do të shkojnë shumë mirë. Nga data 1 deri në datën 3, mund të firmosin dhe vendosin çështje të mira, të kenë fat, ta mbajnë këtë pozitivitet dhe ky fat mund të deklarohet në një njohje të mirë, plan pune të mirë, ose udhëtim të mirë. Mjafton që në datën 5 mos ta përmbysin të gjithë këtë ecuri të mirë të tre ditëve të para. Pastaj, pas datës 10, me Hënën e re në Binjak fillojnë të hapen rrugët dhe një çështje karriere fillon t’i shqetësojë, por mund ta rregullojnë në datën 24 me Hënën e plotë në Bricjap. Për Dashin do të jetë vendimtare data 24 Qershor, mund t’i çlirojë nga një ankth ose stress i lidhur me karrierën dhe të mbarojë e gjithë rrëmuja e Mërkurit të kundërt.
9- Virgjëresha
Mërkuri është planeti udhëheqës i Virgjëreshës, por duke qenë në të kundërt i bën të jenë pak konfuzë, të ndikuar në çështje karriere, ca kthime pas në çështje ndryshimi pune ose personale. Mund të ketë një konfuzitet dhe nuk duhet të marrin vendime apo të mërziten për lajmet që mund të dëgjojnë, pasi mund të jenë të vërteta, por edhe aspak të vërteta dhe mund të përmbysen në rastin kur nuk iu pëlqejnë. Asgjë nuk është e vendosur të paktën deri në datën 22, kështu që në fushën e karrierës, eprorëve, kundërshtarëve apo dokumentacioneve që mund të zbardhen kundër tyre në disa raste, nuk duhet ta marrin personalisht. Më pas, një martesë e rëndësishme lind për Virgjëreshën që i përket 10-ditëshit të parë, që është shumë me fat. Jupiteri përballë shenjës së tyre në Peshk me Afërditën në Gaforre sjell një lidhje shumë të mirë, martesë ose lajm shumë të mirë.
8- Bricjapi
Bricjapi është shenjë që mbart pak nervozizëm, do të marrin pjesë në një ndryshim të thellë që po ndodh në jetën e tyre ose të të afërmve dhe pak nervozizëm rreth datës 5. Nga data 1-4 gjërat janë disi më mirë me punën, ofertat, takime të mira, deri diku relacione të mira. Mjafton një provokim dhe në datën 5 mund t’i hedhë në erë të gjitha, sidomos në fushën e marrëdhënieve dhe në çift. Pas datës 10, ata që duan një punë do ta gjejnë sepse do të kenë fillime ose propozime të mira. Hëna e plotë në shenjën e tyre në datën 24 mund t’iu plotësojë një dëshirë, t’i japë një realizim të mirë, sukses ose të ndihen të plotësuar në gjërat që e kanë ndjerë se kanë patur mangësi.
7- Luani
Luani ndodhet në një pozicion deri diku të mirë, të konsoliduar sepse Mërkuri në Binjak nuk ua pret shumë rrugën, por i avancon dhe rregullon planet, projektet sidomos në jetën sociale, qëllime, njohje e afrimitete dhe do të kenë një projekt të fshehtë pune që do të dalë me sukses, por edhe një kontratë të fshehtë ekonomike që mund t’iu sjellë shumë fitime, sidomos ata të lindur në 10-ditëshin e parë të shenjës së tyre. Një marrëveshje ose një marrëdhënie e fshehtë pasionante mund të dalë me sukses dhe ta shijojnë.
6- Demi
Demi duhet të merret shumë me ekonominë, fushën e marrëdhënieve në përgjithësi, sqarim të çështjeve ekonomike në një divorc dhe kjo mund t’i bëjë pak konfuzë për marrjen e një divorci ose shkëputjen nga një partner. Gjërat do të vijnë në mënyrë të tillë që vetëm një marrëveshje e mirë ekonomike mund t’i çlirojë nga një marrëdhënie e gjatë, e lodhshme dhe stresuese. Ata të lindur në 10-ditëshin e parë do të kenë deri diku sukses në njohje, mundësi të reja dhe qëllime të rëndësishme që mund të realizojnë.
5- Peshorja
Peshorja nuk goditet ashpër nga Mërkuri i kundërt, por duhet të kenë kujdes në çështje kualifikimi, një udhëtim, bashkëpunim apo kontakt me jashtë që iu jepet mundësia ta rifitojnë nëse kanë patur probleme në Maj apo gjatë Dhjetorit. Do të shohim edhe një çështje erotike të tyre ose marrëdhënie personale që duhet t’i japin fund rreth datës 14, së cilës i kanë filluar problematikat që në Dhjetorin e vitit të shkuar ose një punë që nuk ecën, me të cilën nuk duhet të tentojnë më shumë. Kujdes nga nervozizmi, grindjet me një njeri të afërt të familjes ose me pushtet rreth datës 5.
4- Ujori
Rreth datës 14 do të marrë pjesë në një ndryshim të madh të jetës së tyre dhe do të ketë fishekzjarre, ndodhet në një moment të mirë erotik dhe mund të jetë dikush nga e kaluara që rikthehet në jetën e tyre, e bën pak konfuze marrëdhënien personale ose përditshmërinë e tyre, por nuk duhet të marrin vendime deri në datat 20-22. Më pas, fillon të lulëzojë shumë ekonomia dhe Ujorët e lindur në 10-ditëshin e parë do të kenë shumë fat ekonomik, pasi do të fitojnë shumë pasuri, prona dhe siguri ekonomike.
3- Gaforrja
Afërdita hyn në shenjën e Gaforres, nis t’i ëmbëlsojë dhe dalin pak nga prapaskena, lidhjet e paqarta, të pamundura apo prapaskenat e punës. Gaforret e lindura në 10-ditëshin e parë do të kenë fat e sukses që do të munden ta realizojnë mirë në jetën personale dhe ekonomike, do të qetësohen nga problematikat e mëdha që mund të kenë hasur në këtë periudhë. Duhet të kenë kujdes, kryesisht pas datës 19, me daljen e disa deklaratave që prekin punën ose shëndetin e tyre. Një marrëdhënieje ose lidhjeje të gjatë do t’i vijë fundi me Hënën e plotë në Bricjap në datën 24 për Gaforret që mendojnë se kanë mbaruar misionin e një lidhjeje.
2- Peshqit
Peshqit marrin pjesë në lidhjen me Jupiterin që ndodhet në shenjën e tyre me Afërditën në Gaforre dhe do të kenë momente romantike, dalje, ekonomi, pasion, propozime shumë të këndshme. Duhet të kenë kujdes Peshqit e 10-ditëshit të dytë, pasi nga gjërat e qëndrueshme mund të kalohet në gjëra komplet të paqëndrueshme, të pasigurta ose problematika të Dhjetorit që mund të rikthehen. Disa çështje familjare, pronësi, marrëdhënie me njerëzit e afërt duhet t’i shohin me kujdes deri ën datën 22, por nëse arrijnë t’i menaxhojnë mirë këto problematika, do të jenë një shenjë me shumë fat gjatë muajve të verës.
1- Akrepi
Është një nga shenjat e ujit që do të marrë famë dhe pozitivitet falë Jupiterit në shenjën e Peshqve që iu hapet dashuria dhe erotizmi. Mund të bëhen romantikë, të dalin, të shijojnë, flirtojnë, dashurojnë apo të marrin një vendim për një lidhje të paktën deri në fund të Korrikut. Pengesat që mund të hasin janë Mërkuri i kundërt, çështjet ekonomike, ndjenja të paqarta nga marrëdhëniet e së kaluarës, konflikte ose sqarime në çështjet ekonomike, të cilat duhet t’i kapërcejnë me sukses deri në datën 22 dhe të mos investojnë më shumë sesa duhet, qoftë ekonomikisht apo shpirtërisht.