Aktualitet Lirohen kontrollorët e Albcontrol, gjykata jep masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Lirohen kontrollorët e Albcontrol, gjykata jep masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Gjykata e Tiranës ka liruar dy kontrollorët e Albcontrol, Armando Fezga dhe Muhin Mezini që mbaheshin në arrest shtëpie duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ata u ndaluan me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi bojkotuan punën, situatë e cila solli dhe pezullimin e fluturimeve në Rinas.

Më parë gjykata e Tiranës caktoi ndaj kontrollorëve Armando Fezga dhe Muhin Mezinin masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”. Më 27 prill, kontrollorët dolën përpara togave të zeza të apelit të kryeqytetit ku dhe kërkuan masë më të butë sigurie.