Angelina Jolie është thellësisht e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për t’i dhënë Brad Pitt kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre.
Duke cituar burime të afërta, Us Weekly thotë se Jolie nuk e priste që ajo dhe Pitt të kishin kujdestari të përbashkët për fëmijët, ndaj do ta apelojë vendimin.
“Ajo nuk do ta falë kurrë dhe do të përdorë gjithçka që ka për të apeluar marrëveshjen.”
Aktorja më parë është përpjekur të heqë gjykatësin Ouderkirk nga çështja dhe në maj pretendoi se ai kishte refuzuar t’i linte fëmijët e saj të dëshmonin.
Ish-çifti ka luftuar për kujdestarinë e fëmijë që në vitin 2016 kur u divorcuan. Ata kanë gjashtë fëmijë, Maddox i cili nuk është më i mitur, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.