Greqia do të japë 40 mijë doza vaksine Covid-19 për fqinjët e saj, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni këtë të enjte.
“Greqia, në koordinimin me Komisionin Europian, ashtu siç bëjnë pjesa më e madhe e vendeve europiane për fqinjët e tyre, do të ofrojë vaksina… 20 mijë për Maqedoninë e Veriut dhe 20 mijë për Shqipërinë”, tha Peloni një konferencë për shtyp.
Sipas asaj që shkruan Reuters, zëdhënësja nuk dha një datë se kur do të bëhet dërgimi i këtyre vaksinave.