Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e hënë për shqyrtimin e kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleida Kapedani.
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit u bë protagoniste e ditëve të fundit për shkak të disa videove personale të saj të publikuara në rrjetin TikTok, ku ajo sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.
Kapedani pretendon se ajo nuk ka fare llogari në TikTok dhe se dikush i ka marrë videot personale.