Ka marrë medalje të artë për trimëri dhe vlerësime të shumta për punën e tij e tashmë mund të dalë i qetë në pension.
Bëhet fjalë për Magawa, një mi që ka punuar si zbulues minash dhe që gjatë karrierës ka gjetur plot 71 mina dhe 28 municione të pashpërthyera në Kamboxhia.
Me nuhatjen e tij, ky mi që konsiderohet hero, ka pastruar rreth 141 000 metra katrorë tokë nga minat përgjatë 5 viteve të punës.
Rritësi i tij tha që Magawa, për shkak të moshës, ishte ngadalësuar. “Duhet të respektojmë nevojat e tij. Ka ardhur momenti që të tërhiqet. Por, Magawa do të qëndrojë edhe për pak kohë në Tanzani, pasi do të jetë “mentor” i minjve të rinj që do të stërviten për të gjetur minat në Kamboxhia”.
Malen shtoi për BBC: “Performanca e tij ka qenë fantastike dhe unë jam krenar që kam punuar me të. Ai është i vogël, por ka shpëtuar shumë jetë njerëzish, duke kthyer të pastër tokën te njerëzit”.