Ish-presidenti amerikan, Donald Turmp, tha se Bitcoin i duket si një skemë mashtrimi, që po ndikon në rënien e vlerës së dollarit amerikan.
“Bitcoin, mua më duket si mashtrim”, tha Trump në Fox Business. “Nuk më pëlqen, sepse një monedhë tjetër po konkurron me dollarin”. Ai shtoi se donte që dollari amerikan të ishte “monedha e gjithë botës”.
Komentet e Trump u bënë pas lajmit se El Salvadori po planifikon ta njohë kriptomonedhën si mjet zyrtar pagese.
Në fillim të vitit, çmimi i Bitcoin u rrit ndjeshëm, ndërsa prej majit pësoi rënie, sidomos pas deklaratës së kompanisë së Elon Musk, Tesla, se nuk do ta pranonte më si mënyrë pagese