Një punonjës policie, inspektori me iniciale P.P. 52 vjeç me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Durrës, është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Ai akuzohet se mbrëmjen e së hënës, në datë 6 Qershor rreth orës 22:30, aksidentoi me makinë një 33-vjeçar i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në Durrës në lagjen Nr.18.
Pas aksidentit, punonjësi i policisë u largua nga vendngjarja, por u arrestua më vonë.
Nga verifikimet rezultoi se ka qenë në gjendje të dehur në momentin që përplasi me makinë 33-vjeçarin.
Ai akuzohet për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim i mjetit motorik në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.