Kryesore 11 raste të reja dhe një humbje jete nga COVID-19

11 raste të reja dhe një humbje jete nga COVID-19

11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatkeqësisht këtë të premte nuk ka mundur që të fitojë betejën me sëmundjen një qytetar 73 vjeç nga Berati.

Aktualisht në spital po marrin trajtim 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë. Në vend janë 177 raste aktive.