Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi në Shqipëri.
Rastet e reja- Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.
Situata në spitale- Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.