Presidenti Joe Biden i dhuroi kryeministrit britanik Boris Johnson një biçikletë të punuar me dorë me ngjyrat e Britanisë së Madhe.
Ata u takuan si pjesë e samitit të këtij viti të G7 në Angli.
Boris Johnson njihet për pasionin e tij për të udhëtuar në Londër me bicikletë.
Sipas BBC, zakonisht duhen rreth 18 muaj për të bërë një biçikletë si kjo.
Sidoqoftë, stafi i Bilenky Cycle Works, një firme të vogël nga Filadelfia, arriti ta bënte atë për disa ditë. Ky lajm është publikuar edhe nga kjo kompani përmes rrjeteve sociale.
Pictures of the “Boris Bike” and helmet from Philadelphia-based @bilenkycycles that Biden gave UK’s Boris Johnson, who was the 1st foreign leader he met with on his 1st overseas trip as president. pic.twitter.com/indVyn6JuS
— Jennifer Jacobs (@JenniferJJacobs) June 11, 2021
Ndërsa Johnson i dhuroi Biden një pikturë murale të Frederick Douglass, ish-skllavit që u kthye në një nga udhëheqësit kryesorë për heqjen e skllavërisë.