Opozita Harxhi dhe Kadilli denoncojnë: Demokratët nuk u lejuan të votojnë

Harxhi dhe Kadilli denoncojnë: Demokratët nuk u lejuan të votojnë

Një ditë të rëndësishme jo vetëm për PD, po për të gjithë Shqipërinë e ka konsideruar kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi, procesin zgjedhor në PD.

“Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. PD është një aset, është një pasuri kombëtare. Sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e plotë dhe të thellë të PD-së, ringritjen e saj mbi vlerat e viti ’90”.

Edhe Harxhi denoncoi parregullsitë në proces dhe tha se një pjesë e demokratëve që u thirrën të votojnë në 25 prill, sot nuk u lejuan të votojnë. Harxhi ka votuar në njësinë numër 5 dhe sipas saj procesi ka pasur parregullsi të mëdha pasi gjysma e anëtarëve të PD-së nuk i gjejnë emrat në lista.

“Thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe KQZ së PD nëse shqiptarët nuk do gjenin listat në 25 prill do quhej proces farsë, prandaj demokratët duhet të jenë në lista janë penguar demokratë të orëve të para me arsyetimin se nuk janë në listë këta janë thirrur në 25 prill, ndërsa sot nuk lejohen në partinë e tyre”.

Ajo u shpreh e sigurt në fitore pavarësisht garës së pabarabartë dhe problemeve në proces. Harxhi shprehu edhe njëherë vendosmërinë që nëse rezulton e kundërta ajo do të vazhdojë përpjekjet në PD

“Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë. Unë do të jem anëtare aktive e PD”.

Kadilli: Gara u mbyll siç u nis, e pabarabartë

Kandidati Fatbardh Kadilli votoi gjithashtu në selinë qendrore të PD-së. Ai ftoi të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e procesit, i cili, sipas tij, po mbyllet ashtu siç filloi, i pabarabartë.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e sak. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse sot tregojmë që e duam këtë parti dhe duam që të ringrihet. Gara u mbyll siç u nis, e pabarabartë, por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të garës. Ky është kontributi im i parë dhe në vazhdim manifesti politik për ringritjen e PD-së do të jetësohet dita ditës për ta bërë këtë parti, të pasur, ta hapur bashkuese dhe fituese”.