Aktualitet “Djemtë e rrugës Fortuzi…, nga pallati i Saliut te legjendat e futbollit”,...

“Djemtë e rrugës Fortuzi…, nga pallati i Saliut te legjendat e futbollit”, kujtimet e një gazetari

Pas në kohë në kujtime dhe nostalgji.

Këtë ka bërë gazetari i njohur sportiv, Adriatik Dosti, i cili është kthyer ditët e fundit në Shqipëri për të pushuar.

Dhe të gjitha këto ditë ai i ka shfrytëzuar për sjellë kujtimet nga rruga “Fortuzi”, rrugë të cilën e quan zemra e tironsave deb- babaden.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai tregon pallatin e çiftit Berisha, që siç shkruan gazetari ishin tepër të respektuar jo vetëm prej rrugës së tyre, por edhe prej gjithkujt. “Të paktën deri atëherë kur politika nuk kish hyrë në mesin tonë për të na qëruar nga sytë dhe për të na shurdhuar nga veshët…

Pak me tej Vila fisnike e Fortuzëve që një zot e di se si Gjinushi me shokë e grabitën dhe një ditë të bukur me diell na e cilësuan te tyren e na i shndërruan në seli të PSD-së. Nje fare lloj partie pjellë e PPSH-së rekomanduar nga Ramizi me fanatikët e tij”, – shkruan ndër të tjera gazetari.

Statusi i Adriatik Dostit

Djemte e rruges Fortuzi…

Jo rastesisht per kete shkrim timin per rrugen e etketuar si arteria e zemra e Tirones dhe e tironasve den – babaden e autokton apo edhe krenaria e tyre zgjodha per ilustrim foton e meposhteme …

Me Astrit Nallbanin [Xofin] nje nder pinjollet ikonike te kesaj rruge e mik i imi brilant e i heshem ..kemi pozuar dje perpara Viles Fortuzi…ne zemer te kesaj rruge…ku kemi qene nen shoqerine e disa prej djemve te saj si Land Dervishi, Q.Hidri, J. Bilaj, T.Lundra, T.Nallboni etj…

…Nga Bulevardi Zogu i Pare ,,,futesh drejtepersedrejti ne rrugen Fortuzi e prej ketu del tek rruga e Durresit perballe ish Ministrise se Arsimit…ku pak me tej kalon ate lagje te hereshme tipike tironase ku shume e shume vite me pare eshte xhiruar filmi Debatik..le pas ne te djathte Radio Tiranen e vjeter e prej ketu je magjishem ne rrugen e Kavajes…nje nderthurje e labirinth rrugor gati perfekt ku ndihesh edhe vetem duke ecur kesisoj …100 perqind tironas …i mire e i hershem biles…..

…Rruga Fortuzi..krenaria, fisnikeria e zemra e Tirones sone te shtrenjte ..sa mall paskam sot tek eci mbi ty,,rrethuar nga miq te mij te hershem e te mrekullueshem…

Dhe kujtimet e nje jete plot 40 vjecare timen ne Tironen tone te pa krahasueshme nisin e marrin udhe….

..Ja tek eshte edhe shkolla e fameshme De Rada ..misherimi i pa gabueshem i identifiimit te kesaj rruge ne bangot e se ciles u ulen e mesuan djemte e saj te mire e vajzat capkene plot hire e nure bukurie ….

Diku ne te majte edhe pallati i ciftit Berisha,,Doc. Saliut e Doctr. Lirise ..teper te respektuar jo vetem prej rruges se tyre por edhe prej gjithkujt..te pakten deri atehere kur politika nuk kish hyre ne mes tone per te na qerruar nga syte e per te na shurdhuar nga veshet…

Pak me tej Vila fisnike e Fortuzeve qe nje zot e di se si Gjinushi me shoke e grabiten dhe nje dite te bukur me diell na e cilesuan te tyren e na i shnderruan ne seli te PSD ..nje fare lloj partie pjelle e PPSH se rekomanduar nga Ramizi me fanatiket e tij..

E perballe saj si per ironi te fatit ndodhet edhe ish selia e pare e se pares parti opozitare te Shqiperise ..PD..se fameshme te Gramoz Pashkos, Saliut, Azemit, Precit, Imamit e te nje lloj tufe tjeter te madhe gjoja politikanesh vizionare te se ardhmes sone demokratike… qe populli i therriste me te drejte…..Pardesybardhet…e pas 90….

Psheretij me vete ,,e nder mend sjell cdo cast shume nga ata emra qe i dhane aq bukuri, fisnikeri e lavdi reale kesaj rruge..pasi Ishin vertet bij te mire te saj…

..Dhe ata jane vertet shume por edhe emra qe te imponojne kurdohere e ne cdo kohe…vetem respekt…

…Skender Halili, Gani Merja, Panajot Pano, Astrit e Blendi Nallbani, Indrit Fortuzi..etj etj…

Kety ..tek kryt e rruges eshte edhe shtepia e familja e Mjeshtrit te madh te sporti shqiptar e Babait te Cirkut tone kombetar ..Telat Agollit tone te pa harruar ..te cilin diktatura jone bastarde ne vend te mirenjohjes i rezervoi Burgun….

Dua ti shpreh me kete rast djemve te tij ..miqve te mij te mrekullueshem Metit e Bexhetit respektin e mirenjohjen time personale per familjen e tyre te ndershme e patriotike dibrane qe aq shume i kane dhene Atdheut te tyre kendej e andej kufirit…

Dhe serisht..po tek kryt e rruges eshte edhe shtepia e rrobaqepesit te famshem te kesaj rruge..Shabon Dervishit..ose Usta – Bonit..sic njihej prej te gjitheve e ku kostumet e qepura prej dores se tij te tregonin kurdohere Dhender pa llogaritur moshen qe mbaje mbi supe…

..Dhe i kujtoj me mall femijet e usta Bonit …Lejlane, Darin, Samiun e Landin..qe me donin e me respektonin shume por po kaq sa edhe une ata…e vecanerisht dhendurret e kesaj familje qe i kisha miq per koke. Doc. .Frankon e Minellen duar arte…

Po diku ketu..fare prane me ish Hotel Arberine ..jetonte dikur edhe njeri prej djemve te shumte e te mire te kesaj rruge ..i pa harruari e goje mjalti dhe tifozi i ”cmen” i Tirones..Tim Pema..

…E si qershia mbi torte ..kur flet per kete rruge e tregon histori te jetes se saj ..nuk mund te anashkalosh me vetem pak radhe familjen teper te nderuar e te respektuar tironase tipike e tradicionale..Nallbani..qe kane bere aq shume emer ne futbollin shqiptar permes Shabonit, Xofit e Tates..e vecmas kane nje vend te nderuar ne historine 97 vjecare te bardhe e bluve…

Kam qene e jam me fat qe kam mbetur ende nje mik i mire e i nderuar i tyre ..sepse i dua e me duan me te njejten mase te dashurise e respektit reciprok njerezor…

Lidhje te shumta e te ndryshme me kete rruge mbajne edhe familjet e mirenjohura e te respektuara tironase si Alimehmeti, Tafaj, Bulku, Beliu, Hyka , Demneri, Stermasi, Verria , Resmja , Metani, Kasmi , Mema , etj etj …ku sic thojne vete tironasit e mire e te mencur..o njonen o tjetren dore e kon o ne kadaif o ne bakllava…

Ka edhe shume kujtime e detaje te tjera prej kesaj rruge – legjende te Tirones sone ..per cdo njerin prej nesh qe u rrit me emrin e saj ne goje ..por nuk e di pse po paskam deshire ta mbylle kete shkrim – kujtim per kete rruge me shprehjen se…

..kush ka qene ne Tirane e nuk ka kaluar qofte edhe njehere te vetme ne Rrugen Fortuzi..me mire te mos i thote kujt se …isha ne Tirane…..

A.R.DOSTI