Situata e Covid në Shqipëri është tashmë e përmirësuar. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë.
Rastet e reja janë në Tiranë dhe në Berat.
Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Situata sa vjen e po përmirësohet dhe në spitale, pasi ka vetëm 20 pacientë të shtruar, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive dhe nuk ka asnjë të intubuar.
Janë shëruar edhe 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin, ndërkohë që numri i viktimave është 2,453.