Paul Pogba është futbollisti i radhës që “ngre krye” ndaj sponsorëve të kompeticionit të futbollit “Euro 2020”.
Francezi u pa në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Gjermaninë ndërsa hiqte një shishe birrë “Heineken” që ishte vendosur përpara tij.
Pogba, një mysliman i devotshëm e largoi birrën ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për suksesin e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të Francës në Euro 2020.
Reagimi i Pogba vjen pas atij të Cristiano Ronaldo, i cili largoi shishet e “Coca Cola” duke thënë se është më mirë që të konsumohet ujë.
paul pogba hates heineken
Don't give Paul Pogba Heineken pic.twitter.com/4inexnnO3J— Vini Johny28 (@ViniJohny28) June 15, 2021