Policia austriake ka mbetur e çuditur dhe pa fjalë kur një i dyshuar hyri në ambientet e komisariatit dhe tha se vrau një burrë pasi ishte i pakënaqur me jetën dhe dëshironte të shkonte në burg.
29-vjeçari iu tha hetuesve se kishte disa javë që e kishte menduar krimin me qëllimin e vetëm që të burgosej.
Ai u arrestua më pas nga policia e Tirolit me akuzën e vrasjes me dashje të një personi me thikë.
Sipas policisë, i dyshuari ishte i qartë, pa pandesë, dhe mori përgjegjësinë për krimin.
Sipas mediave austriake, i riu kishte vrarë një të moshuar 77-vjeçar në një zonë të pyllëzuar pranë lumit Inn.