Disa nga qytetet e mëposhtme duken sikur kanë dalë nga bota e përrallave. Nga qyteti romantik i Buranos në Itali, deri te fortifikimet e Goreme në Turqi, këto qytete të bukura kanë gjithashtu edhe shumë histori të bukura që fshihen pas tyre.
Marsaxlokk, Maltë
Në vitin 900 pes, fenikasit zbarkuan në Maltë dhe ndërtuan portin tregtar të Marsaxlokk. Sot, fshati piktoresk i peshkimit është furnizuesi kryesor i peshkut në ishullin e Maltës.
Annecy, Francë
Qyteti mahnitës i Annecy-it prej kohësh konsiderohet si një nga vendet më romantike në botë. Ndërtuar në Alpet Franceze, Annecy është vetëm 35 km larg nga Gjeneva.
Një nga pikat më të vizituara të qytetit është një kështjellë e restauruar, që më parë besohet të ketë qenë një burg.
Bibury, Angli
Bibury, një fshat historik që besohet se daton që nga viti 1086, duket sikur ka dalë nga një libër me tregime dhe shpesh konsiderohet si fshati më i bukur në të gjithë Anglinë.
Arlington Row, një varg shtëpish të vjetra prej guri, të kthejnë pas në histori, në vitin 1380.
Bled, Slloveni
Qyteti i bukur i Bled-it në Slloveni është gjithashtu edhe një nga pikat turistike më të vizituara në të gjithë Europën. Një nga atraksionet kryesore të tij është Kështjella Bled, ndodhet në mes të Liqenit Bled.
Në 1004, Mbreti Henry II i Gjermanisë ia dhuroi Bled-in Peshkopit të Brixen.
Burano, Itali
Qyteti i bukur i Buranos është në të vërtetë një ishull i vogël në Lagunën Veneciane në Italinë veriore.
Legjenda thotë se peshkatarët që jetonin në qytet i pikturuan shtëpitë e tyre me ngjyra të forta në mënyrë që ata të mund t’i shihnin shtëpinë e tyre nga varkat e tyre.
Colmar, Francë
Colmar është një qytet historik që daton në shekullin e 9-të. Është quajtur ‘Venecia e Vogël’ për shkak të rrugëve ujore.
Qyteti i bukur ka stile të ndryshme arkitektonike, duke përfshirë stilin gotik gjerman dhe stilin neo-barok francez.
Goreme, Turqi
Qyteti mbresëlënës i Goreme është një park kombëtar dhe një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.
Peizazhi unik i luginës është rezultat i mijëra viteve erozion. Shumica e asaj që është ndërtuar në të kaluarën ekziston edhe sot.
Hallstatt, Austri
Hallstatt daton që nga shekulli i 5-të pes dhe është një nga vendbanimet më të vjetra të Austrisë.
Qyteti fillimisht u themelua në mënyrë që të shfrytëzonte rezervat e kripës së zonave përreth. Edhe në ditët e sotme qyteti nxjerr kripë.
Qendra Historike e Brugge, Belgjikë
Qendra Historike e Brugge është një qytet i stilit gotik në rajonin Flamand të Belgjikës. Qyteti është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Strukturat gotike me tulla dhe kishat madhështore të qytetit mesjetar janë dëshmi se ai dikur ishte një qendër tregtare dhe kulturore.
Qyteti i Vjetër i Ibiza-s, Spanjë
Me pamje nga deti Mesdhe ndodhet qyteti mahnitës i vjetër i Ibiza-s. Qyteti përbëhet nga tre zona kryesore: Dalt Vila, Sa Penya dhe La Marina.
Rrënojat romake të Dalt Villa shërbejnë si epiqendra e Qytetit të Vjetër të Ibizës. Atraksionet e saj kryesore janë kështjella e Ibizës dhe muret e famshme të qytetit.
Qyteti i Vjetër i Amsterdamit, Holandë
Qytetit të vjetër të Amsterdamit iu dha statusi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për rëndësinë e tij historike dhe bukurinë unike.
Qyteti është i përbërë nga një rrjet kanalesh që lidhen me njëri-tjetrin, dhe ai është gjithashtu i famshëm për arkitekturën e tij mbresëlënëse.
Sintra, Portugali
Qyteti përrallor i Sintras ka magjepsur dhe tërhequr vizitorët për shekuj me radhë.
Që nga themelimi i tij, Pallati Pena ka qenë atraksioni kryesor i këtij qyteti dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.