Kryesore Falsifikonin teste për Covid, në pranga 10 persona, mes tyre dhe dy...

Falsifikonin teste për Covid, në pranga 10 persona, mes tyre dhe dy mjekë

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe të dy mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Të ndaluarit akuzohet se shisnin teste për Covid-19 të falsifikuar.

Deri tani mësohet se në pranga kanë rënë falsifikator, disa punonjës të agjencive turistike me të cilat bashkëpunohej për falsifikimin e testeve dhe dy mjekët.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria pasi një qytetar kishte blerë testin e falsifikuar, por më pas kërkoi që të ndryshonte të dhënat e tij duke pretenduar se ato ishin gabim.

Testi i falsifikuar shitej nga 35 deri në 40 Euro.