Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetaj e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.
Ajo i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ku njofton për marrjen e këtij vendimi.
Kësisoj, Kryemadhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës.
Kryemadhi garoi në tre qarqe, Tiranë, Fier, dhe Elbasan, ku rezultoi fituese në dy të parët.
Katër deputetët e rinj të LSI-së do të jenë, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Agron Çela.