Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e tij për të marrë mandatin e fituar në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit, duke u larguar në këtë mënyrë nga Vlora pas dy mandatesh.
Kreu i qeverisë shkruan se nuk do të ndahet asnjëherë nga Vlora, por në mandatin e tretë Durrësi duhet të marrë një hop të ri.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet, po për krejt Shqipërinë”, shkruan Rama.