Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, të arrestuar për korrupsion 3 ditë më parë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin e prokurorit, i cili u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë nen akuzën e korrupsionit.
Pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në përgjime, prokurori Hasa, oficeri i policisë Napolon Hodaj, një arbitër futbolli, drejtues i ekipit të futbollit në Përmet si dhe një ekspert mjeko-ligjor.
Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.