“Vaksina jonë është efikase deri në 92% të rasteve”. Ky është lajmi që vjen nga ishulli i Kubës, nga laboratori që ka krijuar një vaksinë kundër pandemisë.
Po të miratohet nga autoritetet e pavarura, vaksina kubane, që quhet Abdala, mund të jetë vaksina e parë e krijuar totalisht në Amerikën Latine, që deri më tani ka prodhuar vaksina me patentë kineze.
Sipas studiuesve kubanë të laboratorit BioCubaFarma, niveli i 92% arrin pas 3 dozave, dhe është në fazën finale të eksperimentimit.
Paralelisht, ishulli ende nën një regjim socialist po eksperimenton një vaksinë të dytë, i quajtur Soberana 2, por që ka treguar efektshmërinë më të ulët, rreth 62% pas dy dozave.
Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel komentoi duke nënvizuar se vendi kishte arritur këtë rezultat “edhe pse i gjendur në mes dy pandemive”, ku për të dytën nënkupton bllokimin komercial që vjen nga Shtetet e Bashkuara.