Një grup i madh personash u mobilizuan për një operacion shpëtimi, pasi u njoftuan se një grua ishte mbytur në det.
Por, habia e tyre ishte e madhe kur nxorën nga uji vetëm një kukull seksi prej gome.
Kalimtarët e kishin ngatërruar për njeri, pasi kukulla po qëndronte në sipërfaqe të ujit me bark, dhe kishin njoftuar ambulancën.
Ngjarja ndodhi në Hachinohe të Japonisë.
Një nga dëshmitarët e skenës tha: “Ishte për të qeshur për ne kalimtarët, por besoj se zjarrfikësit dhe ambulancat që erdhën, nuk u kënaqën shumë. Plehrat duhen hedhur aty ku duhet”.