Pas largimit drejt SHBA-së, këngëtarja e njohur shqiptare Mira Konçi do të rikthehet me një surprizë të bukur.
Projekti “Moj e bukura Arbëri” ka bërë bashkë Mira Konçin dhe kitaristin Faton Macula.
Ata ndanë detaje nga projekti i tyre gjatë një interviste që dhanë për “Abc-ja e mëngjesit”.
Mira tregoi se ideja për një projekt të përbashkët lindi gjatë një aktiviteti për Pavarësinë e Kosovës, ku morën pjesë të dy.
Përveç “Moj e bukura Arbëri”, Mira tregoi se në fakt kanë menduar të sjellin dhe disa këngë të tjera, që do të vijnë në formën një mini albumi. Ndër ta është dhe kënga e pavdekshme “Era” do të vijë në një version të padëgjuar më parë dhe me videoklip.
“Donim që të mos jetë një material po diçka më e madhe, një buqetë me disa këngë pikante. E para ka qenë Era, këngë shumë e njohur një grupi në Kosovë që është kënduar dhe bërë në një mënyrë tjetër nga ne.
Ka dalë mrekulli dhe mezi presim që të dalë dhe videoklipi. Filloi me këtë këngë dhe pastaj me “Mallëngjimin”, “Moj e bukura Arbëri” dhe disa të tjera. Do të jetë një minialbum le të themi, me 6-7 këngë“, theksoi Mira.