Dilemat kanë marrë fund dhe pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve janë mësuar edhe 8 çiftet e raundit të 1/8-ave të Euro 2020.
Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia e Franca u kualifikuan si fitues të grupit, Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja e Gjermania si nënkampionë në grupeve respektive, ndërsa si vend i tretë e vijuan rrugën Zvicra, Republika Çeke, Ukraina dhe Portugalia.
Më 26 Qershor në stadiumin e “Wembley” do zbres Italia përballë Austrisë, me Azurrët që kuotohen si favorit për të kaluar më tej. Të shtunën në Amsterdam zhvillohet sfida mes Uellsit dhe Danimarkës. Kampionët në fuqi të Europës, Portugalia do sfidojë në raundin e 1/8-ave Belgjikën, duel që do zhvillohet më 27 Qershor në Sevija.
Në të njëjtën datë luhet edhe përballja e Budapestit mes Holandës e Republikës Çeke. Ndërkaq, më 28 Qershor luhet Francë-Zvicër në Bukuresht dhe Kroaci-Spanjë në Kopenhagen.
Raundi i 1/8-ave ndizet mbrëmjen e 29 Qershorit, ku në Londër do luhet dueli historik, Angli-Gjermani. Tre Luanët do i luajnë në shtëpi të gjithë duelet deri në finalen e madhe, por fillimisht duhet të “thyejë” kombëtaren e Joachim Low, që ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm. Në të njëjtën mbrëmje do luhet edhe dueli i Glasgou mes Suedisë dhe Ukrainës.