Brazili vuan më shumë se në dy sfidat e para të “Kupës së Amerikës”, teksa gjendet në disavantazh kundër Kolumbisë, por në fund përmbys gjithçka. Një ndeshje që u duk se nuk kishte fund, por e mbyllur me fitore dhe me pikë të plota në grupin B. Kolumbia kaloi në epërsi pas 10 minutash. Një gol kryevepër: Cuadrado kroson dhe Luis Diaz, ylli i Porto, kryen një gjysmë-roveshiatë të mahnitshme.
Brazili nuk reagon aspak. Gjithë pjesën e parë, Neymar u izolua totalisht nga kundërshtari, me ekipin e Tite që nuk arriti kurrë të godasë brenda kuadratit të Ospina. Diçka më shumë dhe më mirë mund të shihet në pjesën e dytë. Protagonist i Brazilit është gjithmonë Neymar, i cili në minutën e 66-të, i shërbyer nga Firmino, driblon Ospina, por godet shtyllën me një portë të zbrazët.
Pak minuta më pas, Firminjo gjen barazimin 1-1, me bashkëpunimin e Ospina. Protesta të furishme nga kolumbianët, sepse topi goditi gjyqtarin Pitana përpara se të mbërrinte te Renan Lodi, autori i krosimit. Zemërimi i lojtarëve kolumbian e zgjati ndeshjen përtej minutës së 100-të, që u kurorëzua me një gol magjik të Casemiro. Me këtë fitore Brazili ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Kolumbia vë në dyshim kualifikimin më tej.