Kryesore Algoritmet: Italia skuadra më e mirë e Europianit, por Franca mbetet favorite

Algoritmet: Italia skuadra më e mirë e Europianit, por Franca mbetet favorite

MCCCMWMCB

Tani është një moment bilancesh. Europiani qëndron dy ditë pushim, dy ditë që, duke parë si u mësuam me futbollin, do të na duken dy muaj. Ka pak kohë për të hedhur një vështrim dhe për të zgjedhur të preferuarit e këtij kampionati, ndërkohë që ata që punojnë me futbollin, provojnë të bëjnë klasifikime të veçanta, më shkencore. Le të njihemi me disa nga më interesantet.

Cila është skuadra favorite pas përfundimit të fazës së grupeve?

Përtej preferencave, OPTA merr në konsideratë rezultatet e së shkuarës dhe rendimentin në Europian për të simuluar plot 40 mijë herë përfundimin e turneut, si në një videolojë. Në fund, i përdor këto 40 mijë simulime për të kuptuar se kush ka më shumë mundësi për të fituar.

Me parashikimet të përditësuara pas përfundimit të fazës së grupeve, Franca është favorite me 19.6 shanse për të ngritur Kupën, pastaj Belgjika me 17.9%, Spanja me 12.9%, Gjermania ka 9.3% shanse, më tej dyshja Angli-Holandë me nga 8.5% dhe Italia, edhe pse ka bërë shumë mire, renditet e 7-ta me 8%. Italianët sipas Optas, kanë 76% shanse për të shkuar në çerekfinale, por aty nuk janë favorite, pasi shanset reduktohen në 29.5% për të kaluar një mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Wallabies, një kompani që përdor inteligjencën artificiale për të bërë analiza mbi futbollin, bën një studim ndryshe, duke përdorur një algoritëm ku peshon rendimenti i individëve dhe i skuadrës me vlera nga 1 në 1000. Cila është skuadra më e mirë me këtë analizë? Italia me 82.3 pikë, e dyta Holanda me 80.84 pikë dhe pastaj Belgjika me 57.17 pikë. Të tjerat, pastaj, sipas radhës, Anglia e katërta, pastaj Franca, Gjermania, Uellsi surprizë dhe Portugalia.

Nga skuadra, te individët

Cilët janë më të mirët e turneut deri tani? Klasifikimi i Wallabies thotë i pari Kevin De Bruyne, që ka luajtur vetëm një ndeshje e gjysmë, por bëri diferencën me atë gol fenomenal ndaj Danimarkës dhe jo vetëm. I dyti është një emër jo aq i pritur, Donyell Malen, sulmues i PSV-së, që në Euro fitoi një fanellë të Holandës, nuk shënoi por dërgoi në gol Depay-n ndaj Austrisë dhe shihet që është mirë. Vendi i tretë për Ciro Immobilen, “bomberin” e të kaltërve, dhe më pas ka shumë Itali e Belgjikë: Spinazzola, Di Lorenzo, Thorgan Hazard, një tjetër holandez Frankie de Jong dhe sigurisht nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo.

Është një klasifikim i diskutueshëm, por duhet patur parasysh se nuk është një vlerësim njerëzor, kompjuteri, sipas një algoritmi të krijuar, mban parasysh çdo lëvizje dhe çdo veprim të lojtarëve dhe pastaj i krahason për të kuptuar se kush ka bërë më mirë.

Favoritët sipas OPTA-s

Skuadra Shanset

Franca 19.6%

Belgjika 17.9%

Spanja 12.9%

Gjermania 9.3%

Anglia 8.5%

Holanda 8.5%

Italia 8%

Klasifikimi i skuadrave më të mira ne grupe, sipas Wallabies

Italia

Holanda

Belgjika

Anglia

Franca

Gjermania

Uellsi

Portugalia

Lojtarët më të mirë deri tani, sipas Wallabies

Kevin De Bruyne

Donyell Malen

Ciro Immobile

Spinazzola

Di Lorenzo

Thorgan Hazard

Frankie de Jong

Cristiano Ronaldo