Kryesore Vetëm dy raste të reja, asnjë humbje jete nga Covid

Vetëm dy raste të reja, asnjë humbje jete nga Covid

Vetëm dy raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid-19 dy qytetarë, në Tiranë dhe në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.