Aktualitet Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, shuhet familja me 4 anëtarë

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, shuhet familja me 4 anëtarë

Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë.

Për fat të keq, 4 viktimat janë anëtarë të një familje. Ata udhëtonin me makinën tip Toyota me targa greke kur u përplasën nga pas nga një automjet tjetër tip Audi.

Për pasojë, 4 familjarët që udhëtonin me makinën Toyota humbën jetën, 3 në vendngjarje dhe 1 në spital. Viktimat janë çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët e tyre të mitur. Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët kanë prerë hekurat e makinës Toyota të shkatërruar tërësisht.

Ndërsa, janë plagosur edhe shoferi dhe dy pasagjerët e makinës tjetër tip Audi. Ata janë dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve, dy makinat dolën tërësisht nga karrexhata dhe përfunduan në anë të rrugës. Aksidenti fatal ndodhi në vendin e quajtur “Kripa” pranë fshatit Panaja të Vlorës. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Vlorë

Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Mësohet se viktimat janë 4 anëtarë të një familjes Gushi. Viktimat janë dy bashkëshortët Eduart dhe Silvana Gushi dhe dy fëmijët e mitur, Anastasia dhe Eva Gushi që po udhëtonin me mjetin Toyota.

Ndërkohë bëhet se të tre personat që ndodheshin në makinën “Audi” janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.