Fosile të reja që datojnë që nga epoka e Neandertalit janë zbuluar në Izrael, falë të cilave historia e evolucionit njerëzor mund të rishkruhet. Mbetjet e 140 mijë vjet më parë, tregojnë se evolucioni i tyre nuk është arritur vetëm në kontinentin europian, por edhe në Lindjen e Mesme.
Drejtuesit e hetimit për të ekzaminuar fosilet e gjetura ishin studiues nga Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, ndërkohë që studiuesit italianë nga Universiteti Sapienza i Romës dhe Universiteti i Firences gjithashtu kontribuan në studimet, botuar në “Science”.
“Elementi kryesor i këtij zbulimi është që daton rreth 140 mijë vjet më parë, në atë që përcaktohet si fundi i Pleistocenit të Mesëm. Përfaqëson një moment tranzicioni për evolucionin njerëzor, një kalim nga format arkaike të Homos në forma më moderne siç janë Sapiens ose Neanderthal”, shpjegon Giorgio Manzi nga Sapienza.
Fragmentet e gjetura në gërmimin e Nesher Ramla, veçanërisht disa dhëmbë dhe pjesë të nofullës dhe kafkës, të analizuara me teknika të sofistikuara digjitale, kanë treguar se mbetjet shfaqin një kombinim unik të tipareve të Neandertalit dhe tipareve më arkaike.
“Nëse ato mbetje do të ishin gjetur në Europë, nuk do të kishte asgjë veçanërisht të re. Do të kishte prova të reja mbi atë që besohej prej kohësh, domethënë se Neandertalët kanë arritur në Europë dhe më pas janë përhapur në zona të tjera. Tani del që evolucioni i Neandertalëve do të kishte kontribut edhe nga Lindja e Mesme”, shpjegon Giorgio Manzi.