Fotosesioni i shtatzënisë i Amanda Eckstein dhe Phil Werner, në Ohio, u bë virale pasi Buckshot, kali i çiftit, u tregua më entuziast sesa pritej.
Fotografi Kristen Saffiro shpërndau në internet shkrepjet që u bënë menjëherë virale, duke arritur më shumë se 139 mijë pëlqime, 326 mijë shpërndarje, anembanë botës.
“Ai dukej sikur buzëqeshte, gjë që më bëri të qesh. Ai e donte vëmendjen time, kështu që sa më shumë të qeshja unë, aq më shumë buzëqeshte ai”, tha Zaffiro.
Zaffiro tha se ishte prekur nga reagimi pozitiv, duke thënë se shumë njerëz po i dërgonin urimet e tyre çiftit Amanda dhe Phil.