Raporti i shumëpritur i Inteligjencës Amerikane për ekzistencën e jashtëtokësorëve u publikua. Por publikimi i dokumentit të paklasifikuar sjell në dritë shumë pak informacione nga ato që nuk dihen aktualisht.
Komuniteti i Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rishikoi 144 raportime për “Fenomene Ajrore të Paidentifikuara” dhe nxori shpjegim logjik për vetëm një prej tyre.
143 rastet e mbetura mbesin të pashpjeguara dhe kjo ngre më shumë pikëpyetje se sa jep përgjigje. Teksa nuk ka ende prova përfundimtare për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, të paktën tregon se autoritetet po e marrin seriozisht investigimin për këtë çështje.
Një zyrtar i Kongresit amerikan thotë se të paktën, disa zyra të qeverisë federale po bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku. Kohët e fundit ka pasur një debat të ndezur publik lidhur me ekzistencën e UFO-ve, ndërsa janë publikuar pamje filmike me disqe fluturuese që udhëtonin me një shpejtësi shumë të lartë.
Në raportin e inteligjencës së SHBA-ve, thuhet se ai lloj efekti mund të jetë shkaktuar nga sensori i kameras, presioni i ajrit ose nga fenomene natyrore atmosferike.
Megjithatë nuk është përjashtuar dhe mundësia që jashtëtokësorët ekzistojnë.