Aktualitet Zvicra heq të gjitha kufizimet anti-Covid të udhëtimit për shqiptarët

Zvicra heq të gjitha kufizimet anti-Covid të udhëtimit për shqiptarët

Zvicra i shtohet vendeve të tjera europiane që heq kufizimet e udhëtimit për qytetarët shqiptarë ndërsa vijon e qëndrueshme situata e pandemisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Tirana International Airport, e cila njofton se “nga sot, 26 qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska”.

“Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Holanda, Belgjika, Zvicra”, thuhet në njoftimin e Tirana International Airport

Po ashtu, kanë hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë shtete si Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania dhe Spanja.