Kryesore Hiqen kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës

Hiqen kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar heqjen e të gjitha kufizimeve për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës.

Bëhet me dije se testi që vërteton se jeni negativ me COVID-19, nuk është i nevojshëm dhe as një vërtetim që jeni i vaksinuar.

“Ju duhen vetëm bileta, pasaporta dhe maska”, thuhet në njoftim.

Ndërsa duhet të plotësoni vetëm Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.spth.gob.es/create (individ)

https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

Faqja zyrtare e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” sqaron gjithashtu se nëse në 14 ditët e fundit para se të niseni drejt Spanjës keni udhëtuar në vende të tjera dhe nuk keni qenë në Shqipëri, duhet kryer një test PCR i 48 orëve të fundit, vërtetim se keni bërë vaksina të aprovuara nga EMA ose OBSH, ose një vërtetim nga autoritetet shëndetësore që keni kaluar COVID-19.