Ndonëse aksidentet po marrin çdo ditë e më shumë jetë, shoferët nuk ndryshojnë sjelljen e tyre në rrugë duke vënë në rrezik veten dhe personat e tjerë. Rasti më i fundit është ai i 29-vjeçari në Tiranë i cili është kapur pranë mbikalimit të Saukut me shpejtësi 196 km/h.
Policia njofton se i riu me iniciale B. H ka qenë duke udhëtuar me automjetin me targë AA 606 LU, ndërsa rezulton disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr.
“Me shpejtësi vrastare dhe me leje drejtimi të hequr, arrestohet 29 vjeçari pranë Tegut. Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit.
Në rrugen interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal”, njofton policia.