Politika Vuçiç, Rama e Zaev së bashku për Shengenin e vogël

Vuçiç, Rama e Zaev së bashku për Shengenin e vogël

Tre liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar paradite një takim online në kudër të Minishengenit Ballkanik.

Vuçiç, Zaev dhe Rama u shprehen se po kërkojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit në të gjithë rajonin. Sipas shërbimi për shtyp te Presidentit serb bashkëbiseduesit ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësimin në BE, por edhe Brukseli ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

Aleksandar Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama shprehën dëshirën që të katër liritë evropiane, lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, të fillojnë të zbatohen sa më shpejt duke ofruar mbështetje të plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 5 Korrik.

Bashkëbiseduesit ranë dakord qe të takohen në Shkup në 29 Korrik për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese dhe për të nënshkruar marrëveshje shtesë mes tre vendeve në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit.