Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu akuzon Policinë e Lezhës për shpërdorim të detyrës, tejkalim të kompetencave dhe ushtrim dhune.
Ndreu ka reaguar pas kallëzimit penal nga tre policë që pretendojnë se ai i ka penguar të ushtrojnë detyrën dhe i ka ofenduar.
Ndreu shkruan në Facebook, se kontigjentët kriminalë “bëjnë ça të duan e s’i prek njeri”.
Sa i përket episodit për të cilin ai është kallzuar, kreu i Bashkisë Lezhë thotë se tejkalimi i orarit të lejimit të muzikës ka qenë vetëm 20 minuta dhe se darka ka qenë zyrtare, me prezencën e 15 kryetarëve të komunave të Kosovës.
Ai shton se veprimet e policisë ishin të dhunshme dhe selektivë pasi “shumica e lokaleve te Shëngjinit ishin hapur, apo rrinë hapur çdo natë deri ne orën 2”.
Ndreu shkruan se policia duhet të ishte mjaftuar me vendosjen e një gjobe.
Mbi akuzat për fyerje të policëve, Nderu thotë se ato janë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen, ndërsa në reagimin në Facebook nuk ka kursyer epitetin “barkderra” për policët që e kanë kallëzuar.
Ai ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të sqarojë me shkrim, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e SHÇBA dhe prokurorinë.
REAGIMI I PLOTE I PJERIN NDREUT
Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!
-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!
-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.
– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.
Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.
Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.
Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.
Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!