Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të mërkurë.
Reeker është takuar së pari me kryeministrin Edi Rama. Ndihmës Sekretari ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Takimi mes Reeker dhe Ramës ka zgjatur pak më shumë se 1 orë. Në fokus të diskutimeve mes tyre kanë qenë marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe stërvitja “Defender 21”.
Disa minuta pasi ka lënë kryeministrinë, Reeker iu drejtua selisë blu për t’u takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Në fokus të takimit mes Bashës e Reeker ka qenë forcimi i marrëdhënieve të dy vendeve tona me SHBA. Në takim, kryetari i PD-së ka qenë i shoqëruar me drejtuesit e strukturave të selisë blu.
Më vonë, Reeker do të takohet edhe me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Pas takimit me zyrtarët shqiptarë, Reeker do të udhëtojë drejt Ohrit për t’u takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.