2020-a ishte një vit i artë për gazetat ”New York Times”, ”Washington Post” dhe ”Wall Street Journal”, ndërsa pjesa tjetër e gazetave amerikane, në thelb gazetat lokale ose rajonale, kanë humbur lexuesit pavarësisht nga një përshpejtim i pajtimeve dixhitale, sipas një studimi nga instituti i pavarur ”Pew Research Center”.
Përballë rënies së të ardhurave nga reklamat dhe botimet në letër, tri gazetat me një audiencë kombëtare e ndërkombëtare kanë bërë mirë falë abonimeve në internet: + 52% për NYT + 50% për Washington Post dhe + 29% për WSJ.
Në fund të vitit 2020 këto tre gazetat përbënin rreth një të tretën e pajtimtarëve totalë në SHBA.
Të tre gjigantët e shtypit amerikan ishin në gjendje të përfitonin nga një vit i jashtëzakonshëm për sa i përket ngjarjeve aktuale midis pandemisë, lëvizjes kundër diskriminimit racor dhe zgjedhjeve presidenciale.
Efekti ishte më pak i suksesshëm për gazetat e tjera amerikane, të cilat regjistruan 6% rënie të numrit të abonentëve.